Arda Guler është shpresa e madhe e futbollit turk dhe ai tanimë ka filluar shkëlqimin me fanellën e Fenerbahces.

Mesfushori turk ka debutuar me ekipin e parë duke treguar aftësitë e tij si në Superligën e Turqisë ashtu edhe në Ligën e Konferencës.

Në 16 ndeshje sa ka zhvilluar në total këtë edicion me ekipin e parë, Guler ka arritur të shëoi tre gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Arsenali po interesohet për Guler i cili në Turqi shihet si Mesut Ozili i ri dhe tanimë ka kontaktuar Fenerbahcen për yllin e ri turk.

17-vjeçari ndihet mirë në Stamboll, por oferta në drejtim të tij tanimë ka shumë.

Përveç Arsenalit në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea e Bayer Leverkusen.

Fenerbahce synon ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit tjetër turkun e ri, por mbetet të shihet se sa do t’i rezistojë ofertave nga skuadrat e mëdha. /Telegrafi/