Arsenali është duke kërkuar me ngulm të përfundojë në top katërshe këtë edicion në Ligën Premier.

Por për ta arritur një gjë të tillë, Topçinjve nuk u lejohet asnjë gabim në dy sfidat e fundit.

Në kuadër të xhiros së 37-të, londinezët përballen me Newcastle United në udhëtim, një ndeshje që vlen shumë për ta.

Arsenali në këtë takim vije pas humbjes 3-0 nga Spurs, derisa Newcastle dy humbjeve radhazi në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Newcastle United: Dubrawka, Krafth, Schar, Burn, Targett, Guimaraes, Longstaff, Joelinton, Almiron, Saint-Maximin, Wilson.

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares, Xhaka,Elneny, Saka, Odegaard, Smith Rowe, Nketiah.

/Telegrafi/