LAJMI I FUNDIT:

Arsenal kërkon transferimin e Toney në janar, por nuk do të jetë e lehtë

Arsenal kërkon transferimin e Toney në janar, por nuk do të jetë e lehtë

Arsenal mbeten të vendosur për të nënshkruar me Ivan Toney nga Brentfordi gjatë afatit kalimtar të janarit, por do të duhet të përballen me disa pengesa gjatë rrugës, për ta bërë të mundshme marrëveshjen.

“Topçinjtë” e kanë përcjellur Toneyn tash e një kohë, por janë detyruar të presin deri në janar për të nënshkruar me të për shkak te dënimit prej tetë muajsh që iu dha në muajin maj, për thyerje të rregullave për baste.


Klubi londinez janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për reprezentuesin anglez, por do të duhet të paguajnë rreth 80 milionë euro për të bindur Brentfordin që ta shesë yllin e tyre.

“Duhet të vendoset në stol”, tifozët e Arsenalit duan që ylli i ekipit të degradohet pas paraqitjeve të dobëta
Lexo po ashtu “Duhet të vendoset në stol”, tifozët e Arsenalit duan që ylli i ekipit të degradohet pas paraqitjeve të dobëta

Arsenali raportohej se ishin afër për të arritur limitin financiar gjatë afatit kalimtar veror, diçka që ua vështirëson punët për të bërë blerje në janar.

Toney, i cili ka shënuar 32 gola në 66 ndeshje në Ligën Premier për Brentfordin, nuk është sulmuesi i vetëm në axhendën e londinezëve.

Një tjetër alternativë do të jetë Victor Osimhen i cili do të jetë edhe më i shtrenjtë se Toney, sidoqoftë ai pak kohë më parë kishte nënshkruar kontratë të re me Napolin deri në vitin 2026.

Klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, Man United në vendin e tretë
Lexo po ashtu Klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, Man United në vendin e tretë

Mikel Arteta dëshiron që të përforcojë ekipin në disa pozita, në përpjekje për të fituar titullin e Ligës Premier.

Spanjolli po kërkon një mesfushor të ri, dy mbrojtës krahu si dhe një sulmues, por prioritet i ka dhënë pikërisht sulmit për shkak të vështirësive përballë portës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori