ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos nga Chelsea.

Klubi nga "Old Trafford" ka paguar 48 milionë funte, plus edhe 2 milionë funte të tjera në formë bonusesh për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.


Pas prezantimit si lojtar i ri i Manchester Unitedit, Santos nuk e fshehu emocionin për realizimin e një ëndrre të kahershme.

"Që kur isha i vogël kam ëndërruar këtë moment. Historia dhe përgjegjësia që vjen me këtë fanellë janë arsyeja pse jam këtu."

"Do ta shkruaj emrin tim në historinë e këtij klubi të madh", deklaroi Andrey Santos pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkohë, Man Utd do të jetë aktive edhe më tej në afatin kalimtar veror ngase e ka kompletuar marrëveshjen për Youri Tielemans të Aston Villas.

Unitedi edicionin tjetër synon të rikthehet në garë për titullin kampion pasi vitin e kaluar e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app