LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja, Ajeti bëhet me skuadër të re

Arrihet marrëveshja, Ajeti bëhet me skuadër të re
Arln

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti do të largohet nga Torino gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Trajneri i Torinos nuk e ka përfshirë në grupin e lojtarëve për fazën përgatitore dhe tashmë përfaqësuesi i tij po punon për të gjetur një ekip të ri për të.


Sipas asaj që ka raportuar Alfredo Pedulla, reprezentuesi shqiptar tanimë e di skuadrën e tij të re.

Është ekipi që mbijetoi në javën e fundit në Serie A, Crotone që kërkon me ngulm transferimin e Ajetit.

Kontaktet mes agjentit të lojtarit dhe klubit italian kanë filluar dhe thuhet se është arritur marrëveshje për kushtet personale të lojtarit.

Crotone aë shpejti do të dalë ne ofertë zyrtare për transferimin e Ajetit.

Për 24-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër italiane Spal.

Gjatë fillimit të javës pritet që ky transferim të zyrtarizohet. /Telegrafi/