LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe”, bukuroshja Rumy Alqahtani do t’i përfaqësojë në garën e bukurisë

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe”, bukuroshja Rumy Alqahtani do t’i përfaqësojë në garën e bukurisë

Modelja Rumy Alqahtani nga Arabia Saudite do të bëjë histori duke marrë pjesë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar herën e parë për këtë komb që merr pjesë në një spektakël të tillë.

Ajo është një fytyrë e njohur në konkurse bukurie dhe në rrjetet sociale. Arabia Saudite do të bëjë debutimin e saj në konkursin “Miss Universe”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kombin islamik.


Bukuroshja Rumy Alqahtani është zgjedhur që të përfaqësojë mbretërinë saudite në këtë garë globale, shkruan media e njohur indiane Mind.

Foto: Rumy Alqahtani/Instagram

Së bashku me fotot, ajo shkroi në arabisht në Instagram: “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin ‘Miss Universe 2024’. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin ‘Miss Universe'”.

Krahas mbishkrimit, modelja publikoi disa fotografi të saj ku shihej e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim dhe pa breza.

Foto: Rumy Alqahtani/Instagram

Sipas raportimeve nga mediat arabe, e lindur në Riad, Alqahtani është mësuar tashmë të jetë në vëmendjen e publikut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare të bukurisë, së fundmi në konkursin “Miss dhe Mrs Global Asian” që u mbajt në Malajzi pak javë më parë.

Në vitin 2023, “Miss Universe” u fitua nga Sheynnis Palacios nga Nikaragua, duke shënuar herën e parë që një pjesëmarrëse nga Nikaragua fiton titullin. Antonia Porsild nga Tajlanda dhe Moraya Wilson nga Australia u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Organizatorët zbuluan vitin e kaluar se edicioni i ardhshëm i konkursit do të mbahet në Meksikë. /Telegrafi/

Foto: Rumy Alqahtani/Instagram

Foto: Rumy Alqahtani/Instagram

Foto: Rumy Alqahtani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori