LAJMI I FUNDIT:

Antonio Banderas: Është përgjegjësi e madhe të luan rolin e Picassos

Antonio Banderas: Është përgjegjësi e madhe të luan rolin e Picassos

Antonio Banderas, i cili është pjesë e serisë televizive “Gjenialiteti i Pikasos”, i prodhuar nga National Geographic, aktori që luan rolin e piktorit të famshëm, tha për AFP-në se kishte “një përgjegjësi të madhe” në interpretimin e rolit të “heroit të Malagas”.

Aktori thotë se është “rritur në hijen e këtij njeriu të madh” i cili, shtoi ai, “ndoshta është artisti më i madh i shekullit të XX-të”.


“Sa herë shkoja në shkollë, duke mbajtur dorën e nënës, çdo mëngjes kaluam në sheshin Mersed”, vendlindja e Pikasos, kujton aktori, i cili flet rrjedhshëm anglisht me një theks simpatik spanjoll.

Një seri prej dhjetë vazhdime, e cila fillon më 23 prill që të shfaqet në Francë 24 dhe në SHBA, duket si një mënyrë interesante për të treguar jetën e “një personi të tillë të shquar.”

Por ngjashmëria me të nuk është më e rëndësishmja, vë në dukje Antonio Banderas, sepse “ne nuk duam të jemi një objekte prej dyllit për muze”.

Besueshmëria historike është një nga trumbetat kryesorë të National Geografik, shton ai.

Më e vështirë, thekson aktori është “të kuptuarit Picasson”, vendimet politike dhe artistike. Gjithashtu edhe natyrën e miqësisë dhe raportet e dashurisë.

“Unë duhet të lexoj vazhdimisht në mënyrë që të përpiqem të gjej të vërtetën, e cila është e vështirë,” tha ai.

Kronologjia e filmit fillon me bombardimet naziste të qytetit bask të Gernikës më 26 prill 1937, të cilat ndihmuan forcat nacionaliste spanjolle. /Telegrafi/