LAJMI I FUNDIT:

Anibar shpalos prezantimet nga Dez Stavracos dhe Alex Myung

Anibar shpalos prezantimet nga Dez Stavracos dhe Alex Myung

Në edicionin e 13-të Anibar sjell dy të ftuar të shquar në një bashkëbisedim me audiencën mbi rëndësinë e animacionit. Përvoja e tyre e pasur dhe udhëtimi unik artistik i folësve pritet t’i dhurojë shumë të gjithë atyre që do të jenë pjesë e prezantimeve.

“Rrugë të pazakonta: Hyrje në industrinë e animacionit nga përtej” është prezantimi i parë nga Alex Myung, i cili do të mbahet më 15 korrik, në orën 16:00 në Kino Jusuf Gërvalla.
Alex Myung (ai/tij) është një artist dhe regjisor queer korean, puna e të cilit eksploron kryqëzime të reja dhe befasuese midis shumë aspekteve të identitetit të tij, përfshirë statusin e tij si i adoptuar. Shpesh ndikohet nga dhjetë vitet që ai kaloi në industrinë e modës në Nju Jork duke punuar si stilist teknik për shtëpitë e modës si Tory Burch, Diane von Furstenberg, DKNY dhe Tiffany’s.


Në prezantimin e tij, Alex Myung do të flas për udhëtimin e tij unik në botën e animacionit, duke projektuar për studiot si Cartoon Network, Netflix dhe Titmouse LA, pas një dekade pune në industrinë e modës në Nju Jork.

Prezantimet do të pasurohen edhe me paraqitjen nga Dez Stavracos i cili do te flas për “Animacion për Reklamim: Artizanati, Karriera dhe Kapitalizmi” dhe do të mbahet më 16 korrik, në ora 16:00, në Kino Jusuf Gërvalla.

“Le ta pranojmë – reklamimi ka qenë një fjalë e ndyrë. Për këtë prezantim, do të doja të bëja një bisedë që diskuton këtë kokë më kokë – do të ndaj përvojën time duke punuar në reklama, si krahasohet me animacionin indie dhe llogaritjet që aplikojmë kur përpiqemi të lundrojmë duke pasur një jetë të qëndrueshme financiarisht gjersa bëjmë art.- thotë Stavracos dhe vazhdon “Le të flasim për kapitalizmin, konsumerizmin dhe ku ndërthuret me artin.”

Dez Stavracos është një producent/animator/ilustrator me bazë në Brooklyn, Nju Jork, aktualisht duke punuar me kohë të plotë si mbikëqyrës prodhimi në Hornet. Dez filloi karrierën e tij në maj 2010 me Bill Plympton. Atje, ai punoi në cilësinë e Producentit, si dhe Redaktorit, Kompozitorit kryesor dhe Dizajnuesit të Ueb-it. Meritat e tij përfshijnë dy “Couch Gag” të Simpsons, animacion për filmin artistik të John Leguizamo, “Fugly” dhe një film artistik “Cheatin'”.