eksperti ad

Real Madridi tashmë njihet si skuadër që i ka transferuar ndër vite lojtarët më të mirë në botën e futbollit.

Los Blancos e kanë transferua së fundmi Eden Hazardin si ‘galaktikun’ e tyre më të fundit, ndërsa tani e kanë rikthyer vëmendjen te Paul Pogba.


Madrilenët po ashtu po lidhen edhe me transferimin e Neymarit dhe Paul Pogbas, derisa ndër vite kanë transferuar lojtarë, si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Ronaldo Nazardio, David Beckham dhe emra tjerë të mëdhenj.

ferro Jerenimo Farre

Por, Jeronimo Farre, një anëtar i bordit të drejtorëve te Real Madridit ka treguar se përse asnjëherë nuk e kanë menduar transferimin e Lionel Messit.

“Nëse Messi nuk ka luajtur në Madrid, është për arsye se nuk kemi mund ta realizojmë atë gjë (transferimin e tij)”, ka thënë ai në një interviste për El Mundo.

"Ai nuk ka qenë i mundshëm ose i përballueshëm. Barcelona nuk do ta lejonte largimin e tij, por është edhe dëshira e tij të qëndrojë aty”, ka shtuar më tej Farre. /Telegrafi/

telegrafi sport app