LAJMI I FUNDIT:

Andre Silva drejt rikthimit në Portugali, në bisedime me Benficën

Andre Silva drejt rikthimit në Portugali, në bisedime me Benficën

Andre Silva është duke përgatitur rikthimin në kampionatin portugez.

Sulmuesi i Milanit nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Giampaolo dhe kësisoj do të largohet nga klubi.


Shumë skuadra janë interesuar për të, por në zyrat e klubit italian asnjëherë nuk erdhi oferta e duhur.

Monaco, Wolverhampton, Schalke 04, RB Leipzig e Valencia ishin ekipet që shfaqën interesim për lojtarin.

Por 23-vjeçari duket se do të kaloj te Benfica, skuadër që ka kërkuar huazimin e tij me të drejtë blerje.

Gjiganti portugez do të ofrojë pesë milionë euro për huazimin e lojtarit si dhe 20 të tjera për blerjen përfundimtare pas një viti. /Telegrafi/