Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, raportohet se e ka shtuar një yll të Bournemouth në listën e tij fillestare me tre objektiva transferimesh në “Anfield”.

Iraola u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i “Reds” të enjten në mbrëmje, duke e zëvendësuar Arne Slot. Kohëzgjatja e kontratës së spanjollit nuk u bë publike, por thuhet se ai ka firmosur një marrëveshje dyvjeçare.


Dhe Iraola tashmë po synon një lojtar nga ish-klubi i tij, për ta zëvendësuar një nga yjet në skuadër.

Sipas i Paper, Iraola dëshiron ta sjellë në “Anfield” anësorin brazilian të Bournemouth, Rayan. 19-vjeçari u transferua te Bournemouth në janar nga skuadra braziliane Vasco da Gama, por u përshtat shpejt me futbollin anglez dhe ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në Ligën Premier.

Kjo formë i ka siguruar edhe ftesën në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Pretendohet se Iraola, që thuhet se është një “admirues i madh” i anësorit, mund të duhet të presë deri në janar për ta realizuar marrëveshjen për Rayan, pasi Bournemouth nuk ka dëshirë ta shesë atë në këtë fazë.

Një tjetër objektiv i Liverpoolit është edhe sulmuesi Eli Junior Kroupi, por “Të Kuqtë” do të përballeshin me konkurrencë të fortë nga rivalët e tyre të Ligës Premier.

Fabrizio Romano ka zbuluar se Arsenali dhe Manchester City kanë telefonuar për të pyetur për statusin e 19-vjeçarit, pasi ai shënoi 13 gola për ta sezonin e kaluar.

Ndërkohë, Liverpooli mban interes edhe për yllin e Leipzig, Yan Diomande, po ashtu 19 vjeç, i cili realizoi 12 gola në sezonin e tij debutues në Bundesligë.

Thuhet se Liverpooli ka kontaktuar Leipzigun për një transferim të mundshëm, por Diomande po lidhet gjithashtu edhe me PSG-në, klubin të cilin e ka mbështetur që në fëmijëri./Telegrafi/

telegrafi sport app