LAJMI I FUNDIT:

Allegri tregon si do ta mposhtë Bayernin

Allegri tregon si do ta mposhtë Bayernin

Juventusi do ta ketë shumë të vështirë, por jo të pamundur, ta eliminojë Bayern Munichun – thotë Massimiliano Allegri.

Bianconerët luajtën baras (2-2) në terren të vet, prandaj duhet të fitojnë në Allianz Arena ose të barazojnë me mbi dy gola, për të shkuar në çerekfinale.


“Kur të luajmë ndaj Bayernit e dimë se është shumë vështirë për t’u bërë presion për 90 minuta. Prandaj duhet të jemi të mprehtë në mbrojtje kur të jetë e domosdoshme dhe pastaj t’i godasim në pikat e tyre të dobëta”.

“E pamë këtë javë që Borussia Dortmundi bëri një ndeshje të shkëlqyer për një orë, pastaj u mbështet në mbrojt nga Bayeni”.

“Duam të shkojmë në fazën tjetër, nuk do të jetë lehtë, por do të na nevojitet një ndeshje shumë e baraspeshuar”, është shprehur trajneri.

Ai ka thënë se Juve do ta kërkojë golin në pjesën e parë dhe pastaj do të përpiqet ta mbrojë rezultatin.

“Mendoj se nëse e mbrojmë topin dhe i godasim pikat e tyre të dobëta, mund t’u shkaktojmë dëm”, ka theksuar Allegri. /Telegrafi/