LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Lojë e admirueshme e Juves, Interi do ta kërkojë vendin e tretë

Allegri: Lojë e admirueshme e Juves, Interi do ta kërkojë vendin e tretë

Paraqitja e Juventusit në derbin kundër Interit ishte e admirueshme – ka thënë Massimiliano Allegri.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 kundër Nerazzurrëve për ta forcuar kreun e tabelës, ndërkohë që zikaltrit zbehën shpresat për vendin e tretë.


“Interi është një skuadër e vështirë dhe do të vazhdojë të sfidojë për vendin e tretë”.

“I kemi larguar akoma më shumë nga kreu, por ne tashmë po mendojmë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë që zhvillohet të mërkurën”.

“Lojtarët e mi luajtën shumë mirë dhe ishte e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Kjo ishte një paraqitje e admirueshme pas asaj të të martës mbrëma që ishte intensive ndaj Bayern Munichut”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium. /Telegraf/