LAJMI I FUNDIT:

Alisson bëhet prioritet kryesor i Real Madridit

Alisson bëhet prioritet kryesor i Real Madridit
Alisson (Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi e ka zhvendosur fokusin e tyre në një portier të ri, me Alisson Becker të Romës që është tani në krye të listës.

Real Madridi pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë verës, ku padyshim edhe porta do të jetë njëra nga pozitat që do të intervenohet.


Mbretërit janë lidhur me shumë emra të ndryshëm të portierëve, por Alisson duket se ka parakaluar në pozitën e parë në fokusin e tyre.

Roma ia ofron kontratën e re Alissonit, me klauzolë largimi prej 90 milionë euro
Lexo po ashtu Roma ia ofron kontratën e re Alissonit, me klauzolë largimi prej 90 milionë euro

Kampionët spanjollë dhe evropianë besojnë se portieri brazilian ka aftësinë për të vendosur veten si një numër në Santiago Bernabeu dhe është një alternativë më e përballueshme se David De Gea dhe Thibaut Courtois.

Alisson është njëri nga portierët më të mirë në botë momentalisht (Getty Images)

Sipas një raporti të El Mundo Deportivos, presidenti i Realit, Florentino Perez ka qenë njëri nga një numër i zyrtarëve të klubit që kanë ndjekur progresin e portierit të Romës, i cili ka shkëlqyer këtë sezon.

25-vjeçari nënshkroi për klubin me qendër në Romë për një marrëveshje prej 7.5 milionë eurosh në verën e vitit 2016 dhe klubi italian do të bënte një fitim të konsiderueshëm në një shitje të ardhshme.

Roma i vendos çmimin Alissonit, i kërkon Liverpoolit të paguajë 100 milionë euro
Lexo po ashtu Roma i vendos çmimin Alissonit, i kërkon Liverpoolit të paguajë 100 milionë euro

Alisson është një nga një numër lojtarësh në shënjestër të Madridit për të përmirësuar skuadrën e tyre këtë verë pas një sezoni zhgënjyes në La Liga, por jo edhe në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e portierit shkon deri në vitin 2021 dhe thuhet se çmimi ka një minimum të prerë prej 50 milionë eurosh, por thuhet se Roma kërkon së paku 70-80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori