LAJMI I FUNDIT:

Albumi “Phoenix” i Rita Orës renditet i pari në iTunes në listën e albumeve premtuese

Albumi “Phoenix” i Rita Orës renditet i pari në iTunes në listën e albumeve premtuese

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është gati të shënojë një prej sukseseve të saj më të mëdha këtë vit.

Ora ka konfirmuar se më 23 nëntor do të nxjerrë në shitje albumin e saj të dytë “Phoenix”, brenda të cilit do të sjellë shumë këngë të reja.


Njëra ndër këngët e albumit me titull “Let you love me” është publikuar vetëm pak ditë më parë edhe me klip, dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Albumi “Phoenix” është ende i pa publikuar komplet, por tashmë dihet se pjesë e tij do të jenë këngët e njohura të këngëtares si “Anywhere”, “Lonely Together” (feat. Avicii), dhe “Your Song”.

Sukseset e Ritës s'kanë të ndalur, kënga e saj e re promovohet edhe në "Time Square" të New Yorkut
Lexo po ashtu Sukseset e Ritës s'kanë të ndalur, kënga e saj e re promovohet edhe në "Time Square" të New Yorkut

Dhe ende pa u publikuar i plotë, ky album ka ngjallur interesim nga fansat, dhe si i tillë renditet i pari në listën e albumeve ende të pa lansuara në tregun botëror online, iTunes.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila është shprehur e lumtur për këtë sukses.

Ajo ka publikuar një fotografi për fansat në InstaStory, duke treguar suksesin që tashmë “Phoenix” ka arritur të shënojë si një album premtues.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Është përfolur se brenda këtij albumi do të jetë edhe një duet gjigant me reperin me famë botërore, Eminem, megjithatë Rita ka thënë se nuk do ta zbulojë deri në datën e publikimit të albumit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori