LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi kritikon Florentino Perezin dhe zbulon ofertën marramendëse që ai refuzoi nga Superliga Evropiane

Al-Khelaifi kritikon Florentino Perezin dhe zbulon ofertën marramendëse që ai refuzoi nga Superliga Evropiane

Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se klubit të tij, Paris Saint-Germain, iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e projektit të shkëputur të Superligës Evropiane, duke iu ofruar një shumë marramendëse parash.

Presidenti i PSG-së zbuloi gjithashtu se çfarë i tha presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kur të dy hëngrën drekë para ndeshjes së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes dy ekipeve.


“Unë mund të kisha marrë çekun e Superligës Evropiane prej 400 milionë eurosh”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për BBC.

Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane

“Më ftuan. Pastaj kur thashë jo, më thanë se nuk më ftuan – kjo i përmbledh të gjitha”.

“Problemi me klubet e Superligës Evropiane është se ata nuk kanë stabilitet. Ata nuk kanë një vizion afatgjatë financiar. Ata vazhdojnë të flasin për kontratën e tyre ligjore me klubet e Superligës”.

“Ajo që ata harrojnë është se futbolli është një kontratë sociale, nuk është një kontratë ligjore – ata po tunden rreth një copë letre”.

Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini
Lexo po ashtu Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini

“Florentino Perez më foli në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe më tha: “Duhet të arrijmë një pikë ku mund të flasim me ju”. Unë isha vërtet i ashpër me të”.

“Unë thashë se isha i lumtur të flisja, por nëse ai do të bënte gjëra pas shpinës sime, nuk jam i interesuar”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori