LAJMI I FUNDIT:

Aktori i njohur Anthony James, vdes në moshën 77 vjeçare

Aktori i njohur Anthony James, vdes në moshën 77 vjeçare
Anthony James (Foto: Achetron)

Aktori i njohur i filmave “Unforgiven” dhe “In the Heart of the Nigt”, Anthony James, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 77 vjeçare.

Ai shpeshherë në rolet e tij ka luajtur djaloshin e mërzitur, duke fituar kështu edhe çmime, shkruan Deadline. Në filmin “Unforgiven”, Anthony mori rolin kryesor si pronar i ngathët i Skinny Dubois. Filmi me regji të Clint Eastwood mori katër çmime Oscar.


James u shfaq po ashtu në shumë shfaqje televizive, madje duke mbajtur role komike, ndërsa më vonë u largua përsëri nga kjo fushë e aktrimit.

Anthony James (Foto: Heavy)

Por, aktori ka punuar më shumë në rolet dramatike të viteve 70-ta dhe 80-ta, duke përfshirë filmat “Gunsmoke” dhe “The Big Valley”.

I lindur më 22 korrik 1942, ai ndërroi emrin e tij të vërtetë Jimmy Anthony, për të mos u ngatërruar me një aktor tjetër. Pas përfundimit të shkollës së mesme, së bashku me nënën dhe motrën e tij u shpërngulën në Los Angeles, ku edhe nisi karrierën si aktor.

Anthony James (Foto: Deadline)

Pas ditëve të tij në ekran, James u përqendrua në pikturë, dhe më shumë se 100 nga veprat e tij u shitën në galeritë e Boston, New York, San Francisco, Santa Fe, NM dhe Japoni.

James gjithashtu shkroi poezi dhe botoi një libër me pikturat dhe poezinë e tij në vitin 1994. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori