Aida Doçi publikon këngën e re "Qabja pa njerëz"


Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.
"Qabja pa njerëz" titullohet projekti i ri muzikor i këngëtares, që vjen si këngë vetëm në versionin audio, pa videoklip.
Kënga është baladë me motive fetare, për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur kompozitori Fatmir Muja.
Teksti i këngës i dedikohet vendit të shenjtë, Mekës, dhe izolimit që njerëzimi po përjeton këto ditë për shkak të coronavirusit.
Orkestrimi i këngës është realizuar Agon Neziri.
Aida është shumë aktive përndryshe në muzikë, teksa vetëm pak kohë para kësaj kënge, ka sjell edhe baladën tjetër "Duro shpirt" që është pritur mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/03/2020
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































