LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Gnonto dhe Zaniolo takohet me drejtuesit e Juventusit

Agjenti i Gnonto dhe Zaniolo takohet me drejtuesit e Juventusit

Agjenti i dy sulmuesve italianë, Wilfriend Gnonto dhe Nicolo Zaniolos është takuar me drejtorët e Juventusit të enjten mbrëma me Bianconerët në kërkim të zëvendësuesve të mundshëm të Federico Chiesas.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Marco Busiello, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gnontos dhe përfaqësuesit të Zaniolos, Claudio Vigorelli, u pa në Continassa të enjten dhe u takua me drejtuesit Francesco Calvo dhe Giovanni Manna.


Bianconerët kërkuan informacion për sulmuesit e Italisë. Zaniolo iu bashkua Galatasaray nga Roma në muajin shkurt, ndërsa Gnonto u transferua te Leeds verën e kaluar, por skuadra e Ligës Premier ka rënë nga kategoria këtë sezon.

Zaniolo ka një klauzolë prej 30 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por çmimi i Gnonto mund të jetë më i ulët duke pasur parasysh që Leeds u rrëzua në Championship. Sipas raportit, Juve mund ta nënshkruajë atë në huazim me një opsion për ta blerë.

Juventusi thuhet se po përgatitet të zëvendësojë potencialisht Chiesan, i cili mund të largohet për një ofertë të madhe në verë.

Ata me siguri do të kenë nevojë për një nënshkrim të ri për të zëvendësuar Angel Di Maria, i cili konfirmoi largimin e tij nga Allianz Stadium në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/