Pas rastit famëkeq në Pejë, të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, e cila dënoi sulmin e ushtruar nga disa infermiere ndaj një të moshuare në një shtëpi private të të moshuarve.

E teksa ka reaguar mbi këtë çështje, Adriana në të njëjtën kohë ka pranuar edhe mesazhe me përmbajtje fyese.

Një prej tyre, aktorja Matoshi e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, ku tregonte se si një person i drejtohej me fjalë dashakeqëse.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Deputetja e VV-së përndryshe në reagimin e saj të bërë në Facebook, kishte ngritur pikëpyetje për mënyrën se si viktima kishte përfunduar në shtëpinë e të moshuarve.

Reklama

“Dhimbje, lot, mall e mërzi. Kushedi si ka perfunduar ajo gru në ‘Shtëpinë e Pleqeve’ në Pejë. duke i bajtur mallë fëmijët? Familjarët? Duke dashtë me gjetë qetësi në vitet që i kanë mbetur, ajo gjendet mes flakareshave e të qeshurave histerike të ‘motrave medicinale’. Turp e tmerr”, ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

Reklama