Besa e Pejës është klubi që pak a shumë e zotëron këtë sport në Kosovë, që kryesisht invesitorët për të janë tejet të paktë. Adnan Hyseni është organizuesi i çfarëdo pune sa i përket klubit Besa në futsall, është invesitori i vetëm, është trajneri e kryetari i klubit.
Gjatë një interviste për Inlajm, Hyseni tregon se dashuria për sportin është e pashmangshme, prandaj sipas tij “ sporti krijon mundësi poszitive për rininë dhe pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet”.

Duke qenë se futsalli në kosovë nuk është shumë i njohur, investimi në të sa vjen e bëhet më i vështirë. Futsalli është pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe krijimi i këtij sporti në Kosovë është bërë në përputhje me kriteret që UEFA dhe FIFA i përcakton për aplikim.


Paraqitja e parë është bërë para 8 viteve në kuadër të Superligës së Kosovës, por me kalimin e kohës përgjegjësitë sa vinin e shtoheshin kështu citon Hyseni “unë pas dy viteve si lojtar aktiv, mora rolin e trajnerit, synimet e mija ishin afatgjate”. Adnan Hyseni qysh prej asaj kohe ishte angazhuar në organizim të klubit, madje ishte përkujdesur që nga ky sport të dilnin edhe gjenerata të reja.
Adnani vazhdon tutje të tregojë hallet që kanë të bëjnë me këtë sport. “Deri më tani i vetëm jam në aspektin financiar në klub, kam shpenzuar 400.000 euro dhe problemi këtu është se Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar ligjin për sponzorizim dhe kjo është tejet e dëmshme për njerëzit që përkrahin sportet në përgjithsi.”
Besa përveç ndeshjeve vendore ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipe nga shtete të ndryshme siç janë Anglia, Qekia, Maqedonia, Kroacia dhe Mali i Zi, përveç këtyre klubi pejan në futsall ka qenë pjesmarrës në turne jashtë Kosovës siç ishte ai në Kroaci në kuadër të FIFA-s me ekipin U18.
Adnani një dashamirës i futsallit pranon se investimi po bëhet shumë i vështirë “shpresoj që Qeveria dhe Kuvendi do të marrin parasysh të drejtat e sporteve në Kosovë dhe krijimin e mundësive ligjore të cilat i meritoj më shumë se shumëçka tjetër”- thekson Hyseni për Inlajm.

I pyetur për pritshmëritë e tij sa i përket futsallit, Hyseni ndër të tjera thotë se “ shpresojmë që FFK do të pranohet së shpejti në UEFA dhe FIFA, kështu do të na krijohet mundësia që nivelin e lartë që fatëbardhësishtë e posedojmë t’a prezantojmë edhe ndërkombëtarisht”, përfundon Adnan Hyseni.

telegrafi sport app