LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili nderon heroin e kombit Salih Çekaj

Adelina Ismaili nderon heroin e kombit Salih Çekaj
Foto: Adelina Ismaili/Facebook

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, është duke i shijuar në praninë e familjarëve ditët e pranverës.

E njëjta vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Ismaili ka treguar se ka bërë homazhe te heroi i kombit, Salih Çekaj.

Ajo ka vizituar shtatoren e tij në Deçan, teksa ka realizuar një fotografi pranë memorialit.

“Edhe sot, si dikur”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

Përndryshe, projekti i fundit i këngëtares Ismaili vazhdon të jetë kënga “Sa 100 engjuj”, të cilën ajo e solli në janar të këtij viti, dhe ia dedikoi djalit të saj. /Telegrafi/