LAJMI I FUNDIT:

Adelina Berisha e suksesshme jo vetëm në muzikë, ja se me çfarë tjetër ka filluar të merret ajo (Foto)

Adelina Berisha e suksesshme jo vetëm në muzikë, ja se me çfarë tjetër ka filluar të merret ajo (Foto)

Këngëtarja Adelina Berisha është shumë e pëlqyer nga publiku, këngët e saj kanë miliona klikime, gjersa edhe fansat i ka të shumtë në numër.

Suksesi i saj mesa duket nuk po pasqyrohet vetëm në muzikë. Ditë më parë në media kemi pasur rastin të lexojmë për “punësimin” e saj në një ndërmarrje publike, ndërsa vihej në dyshim ndërlidhja që ka bërë mes punës dhe muzikës.


Por, e kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja është prononcuar hapur duke treguar se cilat janë aktivitet e fundit me të cilat po merret:

“Po, unë jam duke kryer praktikën në një ndërmarrje publike për degën time ekonomi/biznes, por ende nuk jam e punësuar plotësisht”.

AdelinaBerisha

Duke mos dashur të prononcohet për ndërmarrjen ku ka filluar praktikën, ajo ka treguar se të ardhmen e saj e sheh brenda muzikës, por edhe me një punë adekuate për të.

“Unë nuk do të tërhiqem nga muzika, por sigurisht që një vend i mirë pune për mua është i mirëseardhur, dhe ndërlidhjen mes punës dhe muzikës i shoh si të përballueshme për të ardhmen time”, ka deklaruar më tej.

Sa u përket projekteve në muzikë, Adelina ka treguar se sapo e ka nisur punën për këngën e re.

“Shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor, punimet për këngën i kam filluar te producenti Mixey dhe shumë shpejt gjithçka do të jetë gati për fansat”, ka përfunduar këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori