LAJMI I FUNDIT:

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Real Madridi mbeti tejet i nervozuar me vendimin e gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero për ta përjashtuar Jude Bellingham me karton të kuq ndaj Osasunas.

Mesfushori anglez dyshohet se kishte përdorur fjalor të rëndë ndaj tij, ani pse ai ka pretenduar se fjalët janë përkthyer gabimisht nga gjyqtari. 

Përjashtimi nga loja i Bellingham i kushtoi rëndë Real Madridit pasi në pjesën e dytë ata humbën epërsinë minimale që kishin krijuar në pjesën e parë duke bërë që ndeshja të përfundonte baras. 


Drejtuesit e ‘Los Blancos’ pritet që ta apelojnë kartonin e Bellingham pasi një rast i ngjashëm që kishte ndodhur më parë në La Liga i jep shpresë se do ta fitojnë këtë garë. 

Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin
Lexo po ashtu Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin

Sipas një raportimi nga Diario AS, Mason Greenwood ishte përjashtuar gjatë duelit mes Getafes dhe Rayo Vallecanos sezonin e kaluar pasi dyshohej se kishte përdorur fjalor të rëndë ndaj gjyqtarit Jorge Figueroa Vazquez. 

Megjithatë, më vonë ishte konfirmuar se përkthimi i fjalëve ishte i gabuar dhe Komiteti i Garave vendosi në favor të Greenwood, duke ia hequr kartonin me efekt të menjëhershëm. 

Bellingham do të shpresojë se rasti i tij do të ndjekë të njëjtën rrugë si ai i Greenwoodit, në ndërkohë Real Madridi do të ketë shumë nevojë për të në vazhdim, duke marrë parasysh se janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Premier League
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori