LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -2° clearsky_night

“Trepça” rikthen një pronë të saj, ishte jashtë menaxhimit të ndërmarrjes publike

“Trepça” rikthen një pronë të saj, ishte jashtë menaxhimit të ndërmarrjes publike
Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka rikthyer një pronë të saj, e cila ishte jashtë menaxhimit të saj.

Sipas njoftimit, kjo është arritur përmes një bashkëpunimi me një operator ekonomik lokal, shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka bërë të ditur se kanë siguruar “një zgjidhje të drejtë dhe transparente”, sipas tyre, duke arritur kështu pagesën për periudhën e kaluar të shfrytëzimit, një kontratë të re për shfrytëzimin e ardhshëm dhe 322,335.95 euro të ardhura për ndërmarrjen publike.


“Ky është një hap i madh përpara, një sukses për Trepçën dhe një shembull i mirë i bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat. Me hapa konkretë, po forcojmë Trepçën dhe po kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të komunitetit tonë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/