LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë Abazi: Kosova të merr masa parandaluese për sulmet kibernetike

Eksperti i sigurisë Abazi: Kosova të merr masa parandaluese për sulmet kibernetike

Eksperti i sigurisë Tanzer Abazi ka paralajmëruar se Kosova duhet të ruhet dhe të merr masa parandaluese për sulmet e mundshme kibernetike.

Sipas Abazit, pas çdo konfrontimi politik janë të mundshme edhe këto sulme.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të ruhen dhe të jenë të gatshme të përballen me sulme kibernetike të avancuara. Duhet të marrin masat parandaluese. Përvoja na ka treguar se pas çdo konfrontimi politik, konflikti ose trazirash, janë të mundshme sulmet kibernetike”, ka paralajmëruar Abazi.


Ai kujton se Kosova ishte përballur me këto sulme një vit më parë, pas trazirave në veri të vendit.

“Kosova është përballur me sulme kibernetike pas trazirave në Mitrovicën e Veriut para një viti, ku institucionet dhe operatorët e shërbimeve të internetit, përfshirë edhe disa media, kanë hasur probleme në ofrimin e shërbimeve për orë të tëra”, kujton ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori