(E plotësuar) Presidenti amerikan Joe Biden tha se ka miratuar një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën, pas takimit me Volodymyr Zelensky.
Biden tha se ndihma e fundit fokusohet në mbrojtjen ajrore, si dhe dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, duke shtuar se ai është i përkushtuar të mbështesë reformat që “luftojnë korrupsionin”.
Ndërsa Zelensky shtoi shkurtimisht se SHBA do të rrisë ndihmën për mbrojtjen ajrore të vendit të tij gjatë muajve të dimrit.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të japin 128 milionë dollarë ndihmë të re sigurie për Ukrainën, si dhe 197 milionë dollarë në armë dhe pajisje në tërheqjet e autorizuara më parë, njoftoi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Paketa përfshin municione shtesë të mbrojtjes ajrore “për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kundër sulmeve ajrore nga Rusia tani dhe në dimrin e ardhshëm, kur Rusia ka të ngjarë të rinovojë sulmet e saj kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës”, ka thënë Blinken. /Telegrafi/
Biden mirëpret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë – pritet të përshkruhet paketa e radhës e ndihmës ushtarake
Presidenti amerikan, Joe Biden sapo ka mirëpritur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC, me liderin ukrainas të vendosur për bisedime të mëtejshme pas një dite të ngarkuar me takime të vështira.
Presidenti ukrainas ka vizituar tashmë Pentagonin dhe Kapitol Hill për takime me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe senatorë më parë.
🇺🇸👀🇺🇦 Negotiations between Zelensky and Biden have begun! pic.twitter.com/bPuHldR7O7
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) September 21, 2023
Dhe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën presidentin Zelensky dhe gruan e tij Olena Zelenska, me dy liderët botërorë që shtrënguan duart dhe më pas pozuan për foto.
Zelensky u dëgjua duke thënë se vizita ishte “shumë e rëndësishme” kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë.
Biden pritet së shpejti të përshkruajë paketën më të fundit ushtarake që vendi i tij do t’i ofrojë Ukrainës – e cila do të përfshijë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, por përjashton ATACMS. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA
Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën