LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet sekreti i ruajtur më së miri i Shakirës – si nuk plaket?!

Zbulohet sekreti i ruajtur më së miri i Shakirës – si nuk plaket?!

Nuk e duron dot dietën, truku është te kafjalli që nuk e anashkalon kurrë!

Shakira ka vite që stërvitet fort, por kafjallin nuk ndryshon kurrë! Nëse për dikë thuhet se “nuk plaket”, ajo është pa dyshim Shakira.

Mjafton vetëm të krahasohen fotot nga fillimi i karrierës së saj dhe tani, sepse nuk ka pothuajse asnjë ndryshim.


Kolumbiania e zjarrtë në dekadën e saj të pestë duket sa gjysma e moshës së saj, por vetëm falë përpjekjes së saj.

Shakira ka stërvitur gjatë gjithë jetës së saj, por pak njerëz e dinë se si ushqehet dhe çfarë zakonesh ndjek, transmeton Telegrafi.

Anna Kaiser, trajnere e Shakirës, zbuloi për “Vogue” një nga sekretet më të ruajtura. Bëhet fjalë për mëngjesin pa të cilin këngëtarja nuk e nis ditën dhe që është përgjegjëse për formën e saj të lakmueshme.

gettyimages

“Kafjalli i Shakirës përbëhet nga vezë të ziera fort, me të cilat ajo i siguron vetes proteina, copa avokadoje për të rritur nivelin e yndyrës dhe pak karbohidrate nga domatet. Të gjithave atyre u shton pak kripë dhe vaj ulliri.

Sa i përket pijeve, Shakira pëlqen lëngun e frutave të kuq, të cilit i shton proteinat bimore. Supat, sidomos nga preshi, patëllxhani, karota dhe xhenxhefili, janë të domosdoshme në menynë e saj. Kur dëshiron të shijojë vaktin e tij të preferuar, ha bërxollë dhe çokollatë të zezë pa sheqer.

Shakira gjithashtu mban formë me lëvizjet e barkut, boks, tenis dhe skateboard. Verën e kaluar ajo provoi një nga sportet më argëtuese ujore, flyboarding. Ky aktivitet është ideal për të rritur të pasmet dhe djegur deri në 300 kalori në një orë. Këngëtarja ushtron deri në 5 herë në javë.

“Ajo është serioze kur bëhet fjalë për stërvitjen. Pamja e jashtme është shumë e rëndësishme për të”, tha instruktorja e saj e fitnesit për një kohë të gjatë, Ana.

Shakira kurrë nuk ka praktikuar dieta rigoroze. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Për nënat
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Kalo në kategori