LAJMI I FUNDIT:

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit
Arki

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më parë ( enjte) ka bërë të ditur se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për çfarë është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Rama ka thënë se ata që po e shajnë dhe akuzojnë, pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit, kanë frikë vetëm nga një gjë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, Rama të enjten në një konferencë për media tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Telegrafi.

Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron
Lexo po ashtu Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Qeveria gjermane ka konfirmuar se ka pranuar draft-Statutin e dorëzuar nga Edi Rama.

Edhe burime diplomatike në Bashkimin Evropian, thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kosovë kanë shprehur qëndrime të ndryshme, kryesisht kritike, sa i përket draft-Statutit për Asociacionin, të cili Rama e ka dorëzuar pa i njoftuar krerët shtetëror të Kosovës.

Ndaj këtij veprimi të kryeministrit Rama ka pasur reagime edhe në Shqipëri.

Sali Berisha në një deklaratë para gazetarëve tha se maskat kanë rënë dhe se siç tha ai “argati i Vuçiqit në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal, i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë”.

Ilir Meta ka thënë se  ka thënë se qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin dhe institucionet legjitime të këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori