LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e apartamentit luksoz që Messi bleu në Miami para transferimit në MLS

Publikohen pamjet e apartamentit luksoz që Messi bleu në Miami para transferimit në MLS

Lionel Messi thuhet se e ka gjetur tashmë një shtëpi të re luksoze përpara lëvizjes së tij në Inter Miami.

Ikona e futbollit, e cila frymëzoi Argjentinën në një fitore në Kupën e Botës ndaj Francës dhjetorin e kaluar, ka zgjedhur të bashkohet me skuadrën e MLS- së këtë verë – duke përmbyllur qëndrimin e tij dy-vjeçar me Paris Saint-Germain.


Messi me sa duket ishte në rrugën e duhur për një rikthim mahnitës në Barcelonë si agjent i lirë pas skadimit të kontratës së tij në Parc des Princes, shkruan The Sun.

Foto: AFP

Por shtatë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se ka refuzuar një rikthim emocional në Nou Camp dhe pasuritë e Arabisë Saudite për t’iu bashkuar revolucionit të Inter Miami.

Sipas The Times, bashkimi me ekipin e David Beckham do ta bëjë Messin lojtarin më të paguar në historinë e MLS.

Messi, 35 vjeç, nuk e ka e fshehur dëshirën se një ditë do të luajë në skuadrën e tij të dikurshme.

Foto: Getty

Ai i tha televizionit spanjoll La Sexta vitin e kaluar: “Plani im është të jap gjithçka që mundem për klubin për momentin.

“Do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara dhe të përjetoja jetën dhe ligën atje, por përfundimisht të kthehesha në Barcelonë me një farë kapaciteti. Unë nuk jam duke menduar shumë përpara në afat të shkurtër dhe thjesht dua të shoh se si përfundon sezoni”, kishte deklaruar ai.

Foto: Getty

Dhe sipas radiostacionit me bazë në Madrid, Cadena Ser, Messi bëri lëvizjen e tij të parë drejt Miamit me blerjen e një apartamenti luksoz në qytet gati dy vjet më parë.

Të gjitha lajmet nga Lionel Messi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Një apartament me vlerë të paktën 7.2 milionë funte (8.3 milionë euro) thuhet se është blerë nga argjentinasi në vitin 2021.

Foto: Getty

Kulla e mrekullueshme e dizajnit Porsche, e përfunduar në 2017, ndodhet në plazhin Sunny Isles në Miami.

E markuar nga prodhuesi gjerman i supermakinave me të njëjtin emër, ndërtesa krenohet me tre ashensorë makinash që lejojnë banorët të parkojnë automjetet e tyre në të njëjtin kat me suitën e tyre.

Foto: Getty

Blaise Matuidi dhe Gonzalo Higuain iu bashkuan Interit gjatë sezonit 2020 dhe Olivier Giroud thuhet se iu ofrua një apartament në Porsche Design Tower për ta nxitur atë për një lëvizje tek ekipi i tyre. /Telegrafi/

Foto: Getty

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori