Sevilla – Roma: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Ligës së Evropës
Sevilla dhe Roma do të luajnë mes vete në ndeshjen e fundit apo atë finale të Ligës së Evropës për edicionin 2022/23.
Andaluzianët dhe kryeqytetasit italian do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të garës së dytë evropiane për klube, duke kërkuar lavdinë evropiane me anë të një triumfi.
Vendi: Puskas Arena (Budapest)
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Sevilla
Marcao do të mungojë në këtë finale dhe është jashtë fushës për shkak të lëndimit.
Marcos Acuna, i cili u përjashtua kundër Real Madridit në ndeshjen e tyre të fundit, u përjashtua gjithashtu vonë në fitoren e tyre kundër Juventusit në gjysmëfinale dhe do të jetë i pezulluar për këtë finale.
Roma
Rick Karsdorp mbetet jashtë fushës pas operacionit në gju në mars dhe Marash Kumbulla, i cili pësoi një dëmtim të ligamentit kryqëzor, do të mungojë gjithashtu në finale.
Nemanja Matic, Paulo Dybala, Lorenzo Pellegrini dhe Rui Patricio nuk udhëtuan në humbjen e tyre të fundit ndaj Fiorentinës, por janë kthyer për finale.
Fakte
Roma dhe Sevilla kanë luajtur katër ndeshje mes vete, ku spanjollët kanë dy fitore, italianët një dhe një takim është mbyllur baras.
Roma ka vetëm dy fitore nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, pesë barazim dhe tri humbje.
Sevilla në anën tjetër ka pesë fitore, tri barazim dhe dy humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Analizë
Asnjëra skuadër nuk ka fituar një ndeshje në të gjitha garat që nga gjysmëfinalja, dhe të dy humbën herën e fundit kundër Real Madridit dhe Fiorentinës.
Spanjollët e kanë fituar gjashtë herë këtë garë dhe po shkojnë për suksesin e shtatë në këtë garë. Ata aktualisht janë në vendin e 11-të në La Liga me një ndeshje tjetër për të luajtur, një rënie të madhe nga vendi i tyre i katërt sezonin e kaluar.
E vetmja mënyrë se si ata do të jenë në gjendje të arrijnë përsëri Ligën e Kampionëve është fitorja në këtë ndeshje, por do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një mjeshtri të finaleve evropiane si Jose Mourinho.
Roma fitoi Ligën e Konferencës kundër Feyenoord sezonin e kaluar në sezonin e parë të plotë të Mourinhos në krye të ekipit dhe synon të fitojë finalet evropiane. Ata nuk mund të arrijnë në Ligën e Kampionëve përmes Serie A dhe kjo do të jetë një fitore e domosdoshme për ta nëse duan të konkurrojnë me elitat e futbollit sezonin e ardhshëm.
Humbja e tyre e vonë ndaj Fiorentinës mund të ketë ndikuar në moralin e ekipit, por ata rikthejnë në skuadër lojtarë si Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini për udhëtimin e tyre në Puskas Arena.
Duke i njohur këto dy skuadra, ato mund të formohen në mbrojtje duke pasur parasysh spektaklin, kështu që ka të ngjarë të shohim një lojë me rezultate të ulëta që mund të fitohet në kohën shtesë ose në penallti.
Formacionet e mundshme
Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Loic Bade, Gudelj, Alex Telles; Rakitic, Fernando; Ocampos, Torres, Gil; En Nesyri.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham.
Parashikimi: Roma 1-1 Sevilla
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit