LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja ia ndalon punonjësve të qeverisë përdorimin e TikTokut në telefonat zyrtarë

Kanadaja ia ndalon punonjësve të qeverisë përdorimin e TikTokut në telefonat zyrtarë

Kanadaja bllokoi sot aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok nga pajisjet e zyrtarëve qeveritarë, duke thënë se përbën një rrezik “të papranueshëm” për privatësinë dhe sigurinë.

Kanadaja e ka bërë të pamundur shkarkimin e aplikacionit nga punonjësit federalë, sipas një deklarate nga sekretariati i Ministrisë kanadeze të Financave, transmeton Telegrafi.


Ai tha se metodat me të cilat TikTok mbledh të dhëna, lejojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit.

TikTok tha se është zhgënjyer nga vendimi i Kanadasë, i cili u mor “pa përmendur ndonjë shqetësim specifik të sigurisë”.

Kompania kineze shtoi se nuk ishte kontaktuar nga autoritetet kanadeze, për të “diskutuar ndonjë çështje përpara se të merrte një vendim”, shkroi zëdhënësi i saj.

Vendimi i Otavës vjen disa ditë pasi Komisioni Evropian vendosi një ndalim të ngjashëm, dhe është një shenjë e shqetësimit në rritje për një aplikacion kinez të mediave sociale që besohet të jetë afër Partisë Komuniste në pushtet, dhe që mbledh të dhëna të përdoruesve në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori