LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’, edhe pse e di që Beyonce do të fitojë

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’, edhe pse e di që Beyonce do të fitojë
Bebe Rexha në 'Grammy Awards 2019' (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.

Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, kategori në të cilën është nominuar për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)”.


Në konkurrencë për këtë çmim ajo ka divën e muzikës, Beyonce, me hitin e saj “Break my soul” – për të cilën mendon se do të jetë edhe fituesja e këtij çmim.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2020’ (Foto: Amy Sussman/Getty Images)

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kur u pyet nga një fanse se “a është e emocionuar për mbrëmjen e madhe të ‘Grammy’-t”.

Me stil si të viteve '70, Bebe Rexha mahnit me pamjen voluminoze në para-ndejën e 'Grammy Awards 2023'
Lexo po ashtu Me stil si të viteve '70, Bebe Rexha mahnit me pamjen voluminoze në para-ndejën e 'Grammy Awards 2023'

“Po [jam e entuziazmuar] edhe pse e di që Beyonce do të fitojë. Qesh, por unë jam ende e emocionuar që jam nominuar”, ka qenë përgjigja e artistes shqiptare.

Mesa duket, Bebe Rexha është dorëzuar para kohe, ani pse kënga e saj dhe e Dadvidit, “I’m Good (Blue)” ka qenë një nga hitet më të mëdha të vitit dhe është mjaft pretendente për të fituar çmimin në fjalë.

‘Grammy Awards 2023’ mbahet këtë të diel në ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: David Crotty/Patrick McMullan via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori