LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtën me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, arrestohen dy serbë në Kllokot – një tjetër në kërkim të policisë

Gjuajtën me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, arrestohen dy serbë në Kllokot – një tjetër në kërkim të policisë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka arrestuar dy serbë të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve Ortodokse.

Siç njofton policia, dy nga ta A.S. (1992) dhe D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e festimit të festës së Krishtlindjeve Ortodokse në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.


I dyshuari i tretë po ashtu serb i Kosovës është në kërkim policor.

Arrestimi ka ndodhur pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, sigurimit dhe analizimit të video incizimeve.

Me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga kjo njësi është realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme, ndërsa dy armë automatike AK47 të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast nuk është arritur që të gjenden aktualisht.

Dy të dyshuarit e lartcekur pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori