LAJMI I FUNDIT:

Trupat ruse të mobilizuara ankohen se kanë qëlluar vetëm një herë me armë, përpara se të dërgoheshin në Ukrainë

Trupat ruse të mobilizuara ankohen se kanë qëlluar vetëm një herë me armë, përpara se të dërgoheshin në Ukrainë

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se shihen një grup trupash të mobilizuara ruse në Ukrainë.

Dhe sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ushtarët thonë se janë pjesë e mobilizimit të fundit dhe aktualisht ndodhen në Svatovo, në rajonin e Luhanskut.


Por ata ankohen se janë larguar nga Moska vetëm 11 ditë para se të bëhej video dhe se kanë qëlluar vetëm një herë me armë zjarri përpara se të vendoseshin në front.

Siç vë në pah mediumi britanik, shumë gjëra në video tregojnë se ushtarët janë rusë. Ata kanë veshur një uniformë kamuflazhi të tipit standard ruse “Digital Flora”.

Gjithashtu, edhe dy armët që shihen në video janë variante të një pushke kallashnikov, e njohur gjerësisht si AK, të cilat përdoren nga forcat ruse.

Ndërkohë thuhet se forcat ruse tanimë janë “varfëruar” një pjesë të konsiderueshme të municioneve të tyre të drejtuara me saktësi dhe Kremlini nuk mund të prodhojë të gjitha llojet e municioneve dhe sistemeve të armëve për shkak të sanksioneve perëndimore, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

Zyrtari sugjeroi gjithashtu se mund të duhen muaj që Rusia të mobilizojë numrin e luftëtarëve që synonte, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka sugjeruar më parë se 300,000 burra me përvojë ushtarake do të thirreshin për të forcuar përpjekjet e Rusisë për luftë në Ukrainë, megjithëse dekreti i Putinit nuk zbuloi ndonjë numër.

Zyrtarët nga dy rajone të veçanta thanë gjithashtu këtë javë se kishin marrë urdhra të rinj për të mobilizuar trupat, duke ngritur frikën se një valë e dytë burrash mund të thirreshin për të shërbyer në ushtri.

Guvernatori i rajonit të Rostovit të Rusisë tha se kishte marrë një “detyrë të re mobilizimi”, ndërsa nënkryetari i rajonit Kursk u citua të thoshte se atyre iu ishte dhënë një objektiv “i dytë” mobilizimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori