Liberalizimi i vizave për Kosovën zyrtarisht pritet të diskutohet në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 13 tetor të këtij viti, për çfarë kësaj radhe pritshmëritë janë pozitive.
Analisti, Artan Muhaxhiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kësaj radhe nga Brukseli mund të priten lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave.
“Përvojat e kaluara na kanë mësuar që të mos jemi shumë të entuziazmuar me indikacionet nga Brukseli, sepse ato dinë të kalojnë nga njëra skajshmëri në tjetrën. Mirëpo, kësaj radhe duket se pritshmëritë pozitive janë të bazuara në realitet”, ka thënë Muhaxhiri.
Sipas tij, aktualisht, qeveria e Çekisë është duke luajtur rol të madh konstruktiv në përshpejtimin e kësaj agjende.
“Garancitë e shumta politike, si formë e përkrahjes ndaj procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe zbutja e kundërshtimeve tradicionale (Franca, Holanda), na bëjnë të shpresojmë për përfundim të kësaj sage disavjeçare. Përkrahja e qartë e Gjermanisë është mundësia kryesore për neutralizimin e pengesave nga disa prej vendeve mosnjohëse në këtë udhë”, u shpreh Muhaxhiri.
Tutje theksoi se “në kontekstin e komplikuar rajonal, edhe liberalizimin eventual të vizave për kosovarët padrejtësisht do të na imponohet ta kornizojmë përbrenda dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”.
Ndryshe, presidenca çeke e Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë Bashkimit Evropës (BE), vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Ndërkaq, në qershor të vitit 2016 Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.
Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.
Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës që do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian.
Raste të tilla kanë ndodhur me shtetasit e Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe disa vendeve tjera.
Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston “moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, duke shtuar se ky proces “duhet të finalizohet brenda disa muajve”.
Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovë.
Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?