Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve të Maqedonisë për parandalimin e përdorimit të narkotikëve

Qasja e të rinjve deri te drogat dhe substancat e tjera narkotike ditëve të sotme është tepër e lehtë. Sipas statistikave të organizatës HOPS, nëntë për qind e qytetarëve kanë provuar droga të paligjshme, ndërsa ky numër nga mosha 15 deri 24 vjeç është 19 për qind. Të dhënat tregojnë se numri i të miturve të cilët përdorin drogë poshtë-lartë pothuajse është i njëjtë për disa vite me radhë. Të rinjtë thonë që bashkë me evoluimin e teknologjisë po evoluon çdo gjë, këtu duke përfshirë edhe jetën e përditshme por edhe shitjen e paligjshme të substancave ilegale. Ata thonë se marijuana tani mund të gjendet shumë lehtë edhe është një drogë shumë e zakonshme dhe sidomos tek adoleshentët. Sipas tyre, me kalimin e kohës te të rinjtë vërehet se gjithnjë e më shumë po përdoren droga të rënda, të cilat me siguri do të përdoren edhe më shumë në të ardhmen. Edhe pas mbrëmjeve të organizuara, të rinjtë në numër të madh përdorin ekstazi ose amfetaminë si dhe kokainë. Derisa paratë për blerjen e drogave të rinjtë i kursejnë nga paratë e prindërve që u japin pare xhepi për kafe dhe ushqim ditor.
Sipas një hulumtimi të bërë nga AMS, afër 39 për qind e të rinjve thanë se kanë filluar të konsumojnë alkool, cigare dhe substanca psikoaktive (drogë) nga kurioziteti, 29 për qind kanë thënë se nga pakënaqësia me jetën, 24 për qind nga presioni i mjedisit dhe tetë për qind kanë deklaruar se nuk e dinë apo nuk kanë përgjigje.
Sociologu Ilija Aceski, për gazetën KOHA, ka deklaruar se është vështirë të përcaktohen disa hapa që të ndalohet një trend i tillë. Por siç tha ai, në kohë afatgjate mund të përcaktohen disa metoda dhe të parandalohet përdorimi i drogave te të rinjtë. “Njëra nga format ku do të ndikoj në parandalimin e përdorimit të drogave te të rinjtë është njoftimi i nxënëseve me drogat dhe tregimi i pasojave të tyre gjatë procesit edukativo-arsimor. Metoda tjetër është luftimi i grupeve të caktuara që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë veprimtari, pasiqë në çdo vend edhe te ne ekzistojnë grupe të ndryshme ku dëshirojnë të ketë sa më shumë përdorues të drogës sepse një gjë e tillë u sjell përfitime. Por për momentin shteti nuk po ka fuqi të hy në gjurmët e këtyre grupeve”, deklaroi Aceski. Sipas tij, institucionet shtetërore që janë përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, nuk janë mjaftueshëm të organizuar dhe për këtë arsyeje aktiviteti i grupeve kriminale është më i lehtë. Ai ka sugjeruar gjithashtu që në hyrje të shkollave të ketë kontrolle të shtuara ndaj nxënëseve dhe kështu mund të parandalohet sado pak përdorimi i drogave. “Numri i përdorueseve sipas statistikave që kam është rritur tej mase, sidomos te të rinjtë dhe nëse një numër i vogël i tyre bëhen të varur nga droga atëherë do të jetë tragjike për vendin tonë”, u shpreh Aceski. Në fund ai tha se edhe familja ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe përgatitjen e nxënëseve dhe bëri thirrje deri te prindërit e rinj të kenë kujdes më të shtuar ndaj fëmijëve dhe t’i edukojnë nga e mira.
Nga autoritetet shtetërore thonë se sipas statistikave të tyre, gjatë vitit të kaluar për tregti me drogë janë regjistruar 28 vepra penale në të cilat autorë kanë qenë 31 adoleshentë, derisa për veprën penale prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave narkotike dhe substancave narkotike janë të kryer nga 29 autorë adoleshentë. Ndërsa sa i përket dënimit që do të marrin autorët, kjo varet krejtësisht nga vlerësimi i Prokurorisë dhe Gjykatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker