Dështimi për themelimin e Komisionit nga Kuvendi i Kosovës për hetimin e krizës energjetike, shpërndarja e 100 eurove për mbi 80 mijë punëtorët e sektorit publik dhe rreth 280 mijë pensionistët dhe hapja e periudhës për aplikim për subvencione për fermerët, ishin disa nga ngjarjet kryesore që karakterizuan ekonominë e vendit.
Në mungesë kuorumit, Kuvendi ka dështuar të formojë Komisionin Hetimor për krizën energjetike. Vetëm tre deputetë kanë marrë pjesë në votim të cilët abstenuan, ndërsa grupet tjera parlamentare u përmbajtën nga votimi, shkruan Telegrafi.
Në seancën e fundit të Kuvendit ishin diskutuar dy komisione hetimore për energjinë. Njëri u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Partitë opozitare kanë thënë se Komisioni i tyre do të analizonte të gjitha masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë, për të cilën Kuvendi ka votuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa Komisioni i propozuar nga LVV-ja do të hetonte më shumë çështje në sektorin e energjisë.
“Hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në periudhën 2006-2022, investimet kapitale në distribucionin e energjisë elektrike pas privatizimit dhe burimet nga ku janë bërë ato investime”, ishin disa nga pikat e propozuara.
LVV po ashtu pati propozuar të hetohen edhe punësimet e bëra nga viti 2006 deri në prill të këtij viti, kontratat e lidhura për blerje të energjisë elektrike nga viti 2006 deri më 2022, procedurat e ndjekura gjatë këtyre blerjeve dhe shumë çështje tjera në fushën e energjisë.
Qeveria e Kosovës gjatë të premtës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.
Sipas këtij vendimi, ndahen mjete buxhetore në shumë 7 milionë e 300 mijë euro, për zbatimin e pikës 1.4 të vendimit të Qeverisë të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 eurove për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar vlera prej 100 eurove tashmë është shpërndarë për rreth 280 mijë pensionistë.
Sipas Muratit, nga sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.
“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur”, ka njoftuar Murati në Facebook.
Pas hapjes për aplikim për punëtorët e sektorit privat, funksionalizimi i platformës për studentët do të ndodh shumë shpejt.
Qeveria kishte marr vendim që për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.
Kjo masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, buxhetit do t’i kushtoj rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë javës ka hapur periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.
Periudha e aplikimit zgjatë 30 ditë kalendarike që nga dita e shpalljes publike, ndërkaq aplikimi për të përfituar subvencione bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Të gjitha informatat e hollësishme për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje