Njëri nga gjeneralët më me nam të ushtrisë amerikane Mark Hertling po zhvillon luftë të re, ani se gjendet në pension. Këtë po e bën përmes rrjeteve sociale me ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sa që në një moment e bllokuan njëri tjetrin.
Grenell qëndroi për dy ditë në Kosovë, kurse ish-presidenti amerikan Donald Trump iu referua si i dërguari i tij.
Hertling dhe personalitete tjera amerikane e konsideruan atë që po bënë dyshja Trump-Grenell veprim të keq dhe ilegal.
Por ish-emisari e bëri të qartë se në çfarë cilësie qëndroi në Prishtinë .
Daniel Serwer, profesor në universitetin “John Hopkins”, thotë se nuk ka asgjë joligjore në ardhjen e Grenellit në Kosovë e as në cilësimet që ia bëri vizitës së tij Trump.
Madje, i sheh me dyshim edhe akuzat se ai është argat i Beogradit.
“Richard Grenell tani është një person privat i cili mund të punojë për kë të dojë. Nuk e di nëse ai punon për shtetin e Serbisë. Unë kontrollova regjistrin e agjentëve që e ka Departamenti amerikan i Drejtësisë amerikane. Grenell nuk figuron në listën e agjentëve të Serbisë”, ka thënë Serwer, raporton Klan Kosova.
Ndërkohë në Kosovë, pushteti dhe opozita kryesisht kanë heshtur rreth vizitës së Grenellit.
Madje, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Haki Abazi tha se secili qytetar amerikan është i mirëseradhur për vizitë. Veçse, sipas tij, ka vetëm një marrëdhënie institucionale dhe ajo është mes Administratës Biden dhe Kosovës.
Por Serwer pohon se në Washington nuk janë të kënaqur me qasjen që e ka qeveria kosovare në disa pika.
“Departamenti i Shtetit e ndoshta edhe Shtëpia e Bardhë mendojnë se kryeministri Albin Kurti nuk po angazhohet në procesin e dialogut aq sa do të donin amerikanët dhe evropianët. Në këtë aspekt është e rëndësishme që kanalet e kontakteve të mbahen të hapura pa marrë parasysh çka ndodh”.
Ndryshe Kosova dhe Serbia ishin ndër shtetet e pakta që nuk kishin marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë të cilin e organizon presidenti Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Por, burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar të premten (sot) për Telegrafin se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.
Sipas këtyre burimeve, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje, shkruan Telegrafi.
Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën vjen disa ditë pas njoftimit se vendi ynë s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale