LAJMI I FUNDIT:

Elezaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Armend Rexhepit në aksidentin e së hënës në Klinë

Elezaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Armend Rexhepit në aksidentin e së hënës në Klinë

Të hënën mbrëma si pasojë e një aksdienti rrugor, në rrugën Klinë-Istog, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se viktima e aksidentit është i riu nga Drenoci, Armend Rexhepi.

Elezaj ka shprehur ngushëllime familjes.


“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka thënë ai.

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

Ndërkaq, sipas disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gash, mbrëmë ka deklaruar se personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me detajet e aksidentit në fjalë./Telegrafi.