LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: E trishtë të shohësh Vetëvendosjen që vazhdon me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante të ligjit

Miftaraj: E trishtë të shohësh Vetëvendosjen që vazhdon me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante të ligjit
Ehat Miftaraj nga KDI

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se sot Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka votuar Komisionin për Provimin e Jurisprudencës në kundërshtim të plotë me Ligjin për Parandalim e Konfliktit të Interesit dhe në shkelje flagrante të nenit 18 pika e 5 e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Miftaraj u shpreh se është e trishtë të shohësh Vetëvendosjen që vazhdon me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante të ligjit.

“Historiku, Ministria e Drejtësisë e propozon Kryetarin e Komisionit në kundërshtim me ligj. Qeveria e meriton propozimin në kundërshtim me ligj. Komisioni për legjislacion sot e vazhdon kundërligjshmërinë”, thotë Miftaraj.


Tutje theksoi se “Kuvendi në ditët në vazhdim do të votoj nëse do të vazhdojë me shkelje të ligjit, apo do të ndalë këtë kundërligjshmëri”.

“E trishtë me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante të ligjit. Atë që e kanë mbrojt me vite, po e shkelin në pak ditë. Kapja e shtetit vazhdon, keq qeverisja dhe sundimi i ligjit nuk janë prioritet i qeverisë Kurti. Praktika e supermeneve me ritëm të shpejtë promovohet nga Qeveria Kurti”, ka deklaruar ai.

“Superment dhe lepujt po kthehen në praktikë nën qeverinë Kurti 5 dhe 6 pozita apo funksione në të njëjtën kohë dhe tash praktikë e Qeverisë Kurti, Bravo. P.S. IKD flet me fakte. Faktet janë kokë forta dhe ekspozojnë keq këtë kapje të shtetit”, thotë Miftaraj në shkrimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori