Disa njerëz nuk iu përshtaten rregullave shoqërore dhe nuk hyjnë në sisteme ekzistuese. Zakonisht, këta janë ata që sjellin ndryshime në shoqëri.
I tillë ka qenë inxhinieri italian, Giorgio Rosa, për të cilin, në vitin 2019, është bërë filmi ‘Rose Island’ (Ishulli Rosa).
Rolin e inxhinierit e luan aktori italian Elio Germano dhe, siç shohim në film, në ditën e festës së diplomimit në universitet ai shkon me makinën që vet e kishte ndërtuar. Këtë e bën jo vetëm për ta impresionuar të dashurën e tij, rolin e së cilës e luan Matilda De Angelis, por për shkak se është inovator. Kjo gjë inxhinierin e ri e sjell në konflikt me policinë për shkak se makina e çuditshme nuk ishte e regjistruar e as e taksuar siç e kërkonte ligji.
Inxhinieri Rosa është në konflikt edhe me babanë për shkak se nuk kërkon punë të zakonshme për t’i kënaqur prindërit. Inxhinieri është nga ata të cilëve nuk ia ‘sheh hajrin shpia’. Por, ai ka plot ide inovative.
Një ditë i lindi një ide e çuditshme: iu mbush mendja ta formojë shtetin e vet. Por, si do ta bënte këtë dhe ku do ta formonte shtetin? Rosa ka zgjidhje në një ide që duket fantazi, por të cilën e realizon: planifikon që shtetin ta ndërtojë në detin Adriatik, 6.8 milje larg nga bregdeti dhe jashtë ujërave territoriale të Italisë.
E gjeti lokacionin dhe mbi shtylla në lartësi 30 metra mbi nivelin e ujit, e vë plloqën e parë të betonit me sipërfaqe 122 metra katrorë. Madje, bëri inovacion në inxhinierinë e ndërtimit me mënyrën e vendosjes së shtyllave në ujë. I ndërtoi disa dhoma dhe e nxori edhe plloqën e dytë dhe planifikoi edhe dy tjera në mënyrë që ndërtesa apo shteti i tij të ishte pesëkatësh. Nga fundi i detit e shpoi tokën dhe e ndërtoi ujësjellësin, së bashku me kanalizimin.
Me 1 maj 1968, Rosa e emëroi këtë ndërtim si shtet ujdhesë, republikë me emrin e tij; e krijoi valutën shtetërore, e themeloi shërbimin postar, u zgjodh president dhe e shpalli pavarësinë.
Pastaj shkoi në Këshill të Evropës për ta regjistruar shtetin, siç e do puna. Shteti ‘Ishulli Rosa’ kishte territor, kufij, popullatë (10 banorë) dhe udhëheqës. Pra, i plotësonte kushtet për shtet. Burokratët evropianë, pasi nuk kishin hasur kurrë në një veprim të tillë, nuk dinë si të veprojnë, por, për ta hequr qafe, e udhëzojnë që çështja t’i referohej pushtetit italian.
Ndërkohë, ‘Ishulli Rosa’ u bë temë atraktive për mediat. Ishte diçka që më parë nuk kishte ndodhur në botë. Rinia, nga Italia dhe nga bota, filluan të shkonin në ishull apo në shtetin e ri, dhe ahengjet nuk ndaleshin ditë e natë. Vendi u bë aq turistik sa që ishte tej parashikimeve më imagjinuese.
Në shikim të parë kjo duket qesharake, por, në fakt, është shumë serioze. Mu në kufi të Italisë po ndërtohej një shtet dhe kjo gjë ishte precedent shumë i rrezikshëm për qeverinë italiane. Ky nuk ishte lajm i mirë as për shtetet tjera të botës që kanë dalje në det për shkak se kjo gjë mund të përsëritej gjetiu dhe shtetet të mbinin si kërpudhat.
Derisa Rosa po kërkonte njohje ndërkombëtare, Qeveria dhe Presidenca italiane u mblodhën disa herë për të shqyrtuar problemin. Më në fund, vendimi ishte që të zhbëhej ‘Shteti Rosa’. Në ditën e 55-të të ekzistimit të këtij ‘shteti’ (26 qershor 1968), policia italiane, e shoqëruar edhe nga ushtria, gjegjësisht marina luftarake italiane, filloi të veprojë sipas urdhrave të qeverisë. E rrethuan ‘Ishullin Rosa’ dhe i nxorën banorët nga aty me dhunë. E mbajtën ‘ishullin’ nën bllokadë ushtarako-detare deri në shkurt të vitit 1969, kur e bombarduan derisa e fundosën. Dhe, kështu ‘ishulli’ u zhduk nga faqja e detit dhe inxhinieri Rosa mbeti pa shtet. Ky ka qenë intervenimi i parë ushtarak italian ndaj një shteti të rrezikshëm që nuk ka ekzistuar.
Kjo çështje nuk përfundoi me këtë veprim. Puna shkoi deri në OKB. U mblodh edhe Këshilli i Sigurimit për të marrë këtë vendim: ujërat territoriale që përfshinin largësinë prej gjashtë miljeve nga toka, të shtyheshin në 12 milje. Kjo do ta pamundësonte krijimin e ujdhesave artificiale dhe potencialisht edhe formimin e shteteve të reja.
Pra, tendenca e inxhinierit italian për të krijuar shtetin e tij, ishte serioze pasi që alarmoi botën dhe e ndryshoi ligjin ndërkombëtar për ujërat territoriale. Giorgio Rosa ka vdekur në vitin 2017, por ka hyrë në histori me shembullin që vërtetoi se shtetet artificiale në det nuk mund të krijohen.
Përndryshe, filmi është mjaft interesant dhe ka arritur ta paraqes me sukses rrëfimin dinamik të kësaj ngjarje. Është film që mund t’i trimërojë apo së paku t’i inkurajojë të rinjtë që posedojnë ide inovative me të cilat mund ta ndryshojnë rrethin ku jetojnë e ndoshta edhe botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
![Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Syri-i-keq-01-780x439.jpg)
Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”
![Kundër flokëve të gjatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Pier-Paolo-Pasolini-780x439.jpg)
Kundër flokëve të gjatë
![Ismail Qemali, bekuesi i këngës sonë kombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/a-u-helmua-ismail-qemali-nga-kund-euml-rshtar-euml-t-e-tij-politik-euml_hd-780x439.jpg)
Ismail Qemali, bekuesi i këngës sonë kombëtare
![Pesë histori për njerëzit më të pashpjegueshëm në histori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Iron-Mask-e1601287056495-780x439.jpg)
Pesë histori për njerëzit më të pashpjegueshëm në histori
![Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945 dhe sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/08/Albanian2-e1596272135637-780x439.jpg)
Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945 dhe sot
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë