LAJMI I FUNDIT:

​Parlamenti i Shqipërisë voton, Meta nuk shkarkohet

​Parlamenti i Shqipërisë voton, Meta nuk shkarkohet

Kuvendi i Shqipërisë miraton rekomandimin e raportit për çështjen e shkarkimit të Presidenti Meta.

Me 78 vota pro është vendosur që Presidenti Meta të mos shkarkohet sipas gjetjeve dhe të raportit që Ulsi Manja paraqiti më herët kur tha se shkeljet e presidentit Meta nuk janë të rënda deri në shkarkim, por se ka rekomandime.


Ndërkohë 17 vota ishin kundër dhe 8 abstenim. Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se shumica do të iniciojë një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit.

“Është koha që Kuvendi ti jap drejtim qartësimit të kompetencave formale dhe substanciale, një ligj organik për Presidentin, ku të përfshihen përcaktimet për mosbllokimin e proceseve zgjedhore, të evitohet precedentët skandaloz, të bëhet një thjeshtim për dispozitat për emërimin e anëtarëve të gjykatës, sipas rekomandimeve të komisionit dhe mekanizmat zhblokues.

Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar” tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori