Kafjalli është racioni më i shëndetshëm i ditës. Me të nxisin organizmin dhe e përgatisim për orët e lodhshme të cilat janë para nesh
Nëse dëshironi që të filloni ditën në mënyrën më të drejtë dhe trupit tuaj t’i ofroni energjinë e nevojshme, ju nevojiten t’i shmangni këto tri kafjalle zakonisht shumë të shpeshta.
1. Lëngjet e pemëve dhe jogurtin
Edhe pse në to shkruan që janë qind për qind natyrale, lëngjet e blera në dyqane janë plot sheqer dhe aditiv. Pija e këtillë në çast do t’ju japë energji, mirëpo shumë shpejt edhe do t’jua marrë energjinë.
Gjithashtu, lëngjet e blera nuk kanë vlerë të madhe nutritive. Më mirë zgjidhni pemën e cila përmban edhe fibra të nevojshme për rregullimin e metabolizmit. Njësoj vlen edhe për jogurtët e pemëve, transmeton Telegrafi.
2. Produktet e furrës
Pjekurinat dhe krofnet të cilat i blejmë në furra janë shumë të shijshme, mirëpo produktet e këtilla shpesh përmbajnë sasi të mëdha aditivësh, kripe dhe sheqeri, gjë që nuk është kombinim i mirë për fillim të ditës.
Pjekurinat e njelmëta ndalin ujin në organizëm, ndërkaq petët e brumit janë të yndyrshme dhe vështirë treten. Veç kësaj, këto pjekurina nuk kanë vlera të mjaftueshme nutritive, të cilat organizmit tuaj i janë shumë të nevojshme për punë normale.
3. Kafjalli i yndyrshëm dhe i fortë
Edhe një kafjall që duhet eliminuar, nënkupton ushqimin e yndyrshëm, të rëndë dhe kalorik siç janë vezët e fërguara me proshutë, sandviç me sallam dhe majonezë dhe me lyerje të ngjashme. Vetëm nëse nuk punoni punë të rëndë fizike, ky kafjall trupit tuaj nuk i nevojitet dhe organizmit do t’i nevojitet një kohë e gjatë që ta tretë.
Sasi të mëdha të yndyrave të pashëndetshme do të përfundojnë në formë të indeve yndyrore, ndërkaq organizmi juaj nuk do t’i marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe fibrat të cilat i nevojiten. Nëse doni në mëngjes të hani vezë, më së miri do të jetë që të hani vezë të ziera me një fetë bukë integrale dhe një gotë çaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme