LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Berisha kujton ditën kur familja e tij u masakrua nga forcat serbe: Një milenium mall që kurrë nuk shuhet

Gramoz Berisha kujton ditën kur familja e tij u masakrua nga forcat serbe: Një milenium mall që kurrë nuk shuhet

Më 26 mars 1999, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Nga kjo masakër mbijetuan vetëm tre anëtarë të familjes Berisha, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhrete Berisha.


Sot, në 20 vjetorin e kësaj masakre, Gramoz Berisha ka kujtuar ditën e tmerrit që ai së bashku me nënën e tij e përjetuan atë ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Gramozi ka shkruar se drejtësia edhe pse po vonon ajo një ditë do të vije.

Postimi i tij i plotë:

Na duhet t’ia përsërisim vetes se u bënë dy dekada kur kujtojmë dhimbjen. Sepse duken sikur vetëm dy ditë.
Por na duhet të kapemi fort në kujtime e t’ia përsërisim vetes se janë vetëm dy dekada kur ndjejmë mall. Sepse duken 200 vite mall. Duken një milenium mall që kurrë nuk shuhet.
Pavarësisht dekadave e shekujve, ne do t’u kujtojmë për herë të herëve, për jetë të jetëve. Kujtimi ynë për ju është i pashmangshëm, njëjtë sikur drejtësia që po vonon por që do të vije. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori