LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë voton ligjin për prokuroritë me të cilin rregullohet puna e PSP-së

Qeveria e Maqedonisë voton ligjin për prokuroritë me të cilin rregullohet puna e PSP-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ligjin për prokuroritë me të cilën rregullohet edhe statusi i PSP-së.

“Fati i Prokurorisë Speciale Publike nuk është më i pasigurt. Sot Qeveria e miratoi Ligjin për Prokurorin Publike në të cilën rregullon statusin, autonominë dhe kompetencat e PSP-së”, thuhet në deklaratën e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Baza për përgatitjen e këtij ligji ishin dy raportet e grupit të ekspertëve të Pribesë. Gjatë përgatitjes së këtij ligji janë në marrë parasysh të gjithë standardet ndërkombëtare të fushës përkatëse, ndërsa janë shfrytëzuar dhe një numër i madh i përvojave.


Bëhet fjalë për ligjin i cili rregullon materialet e Prokurorisë Publike dhe në kuadër të saj edhe të PSP-në.

Prokuroria Speciale do të jetë kompetente që të procedojë për:

-Për veprat penale të cilat janë të lidhura dhe dalin nga përgjimet ilegale gjatë periudhës 2008-2015 për të cilat janë ngritur akuza dhe janë hapur hetime, si dhe për marrjen e lëndëve për të cilat kompetencat janë themeluar në përputhje me Ligjin për prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve ilegale.

-Për veprat penale për parregullsitë zgjedhore dhe votimin nga kapitulli i gjashtëmbëdhjetë të Kodit Penal.

-Për veprat penale për larje të parave dhe të ardhurave të tjera të sanksionuar sipas nenit 273, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave të sanksionuar sipas nenit 353.

Sipas Ligjit të ri që e propozon Qeveria, PSP do të mund t’i shfrytëzoj bombat për lëndët për të cilat ka ngritur akuza deri më qershor të vitit 2017. Për hetimet e tjera, PSP nuk do të mund t’i shfrytëzoj bombat, por do të duhet të sigurojë dëshmi tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori