LAJMI I FUNDIT:

Fjalë të urta popullore: Dashuria sundon mbretërinë e saj pa shpatë!

Fjalë të urta popullore: Dashuria sundon mbretërinë e saj pa shpatë!
Ilustrim

• Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet!

• Trim i fortë është ai që di të ruhet!

• Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim!


• Bán mirë se do gjesh mire e keq, por ti vazhdo me bá mirë!

• Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet!

• Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër!

• Emën ka, por zá nuk ka!

• Gruan, qetë dhe lopën merri nga vendi yt!

• Ku do të dijë Hëna se lehin qentë!

• Nip e daj, dreq e hajr!

• Nuk erret nata se mbyll ti sytë!

• Tek nusja hanë e pinë, te dhëndri gjá nuk dine!

• Vajtëm për lesh e dualëm të qethur!

• S’munesh me ndihmue mikun pa prishë një pune tanen!

• Në daç me ken i lumtur për nji ditë, pi raki; për nji muaj, martohu; për tánë jetën, puno kopshtin!

• Miku harrohet po të largohet!

• Kush peshon veten, ka peshuar botën!

• Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara!

• Dashuria sundon mbretërinë e saj pa shpatë!

• As nuk kam, as nuk me sosen!

• E lehtë është barra në shpinë t’huej!

• Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën!

• Gjella me kripë dhe kripa me karar!

• Fjala në vesh është krymi i kuvendit!

• E nxehta del me të nxehte, e ftohta me të ftohte, helmi me helm. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Kalo në kategori