Dallimi mes sulmit në zemër dhe sulmit në tru – shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë
Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar nga kjo përvojë e hidhur.
Përderisa kanë një numër të ngjashmërive, sulmi në zemër ose në tru janë dy gjendje shëndetësore të ndryshme – dhe është jetike t’i dini dallimet, transmeton Telegrafi.
Çka është sulmi në zemër?
Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës nuk janë të ushqyer me oksigjen në gjak.
Mungesa e oksigjenit bënë që muskujt të dëmtohen.
Sulmi i zemrës gjithashtu mund t’i referohet infarktit miokardinal, trombozës koronare ose sindromës së akutit koronar.
Një tjetër shkak më pak i zakonshëm i sulmit të zemrës, ndodh kur një nga shumë trombozat koronare ndahet.
Kur ndodhë sulmi në zemër?
Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës kanë mungesë të oksigjenit në gjak, më shpesh si rezultat i bllokimit të artereve.
Mungesa e oksigjenit shkakton dëmtime tek muskujt.
Shumica e sulmeve në zemër janë të nxitura nga sëmundjet koronare të zemrës.
Kjo ndodh kur arteret koronare – enët e gjakut të e furnizojnë zemrën me gjak të mbushur me oksigjen – ngushtohen nga një ndërtim gradual i yndyrës brenda këtyre mureve.
Cilat janë shenjat e sulmit në zemër?
Të jesh në gjendje t’i njohësh shenjat e një sulmi në zemër, mund ta shpëtojë jetën e njeriut.
Simptomat mund të ndryshojnë prej personit në person, por janë disa shenja të përbashkëta.
Ato përfshijnë:
– Dhembje të gjoksit, si p.sh.: shtrëngime, intensitet, dhembje ose ndjenja të djegieve në gjoks.
– Dhembje në krah, qafë, nofull.
– Djersitje
– Marramendje
Cili është dallimi mes sulmit të zemrës dhe arrestit kardiak?
Ndonëse dy fenomenet janë vdekjeprurëse, ato nuk janë e njëjta gjë. Sulmi në zemër ndodh nga një humbje e papritur e qarkullimit të gjakut në muskuj të zemrës, duke shkaktuar dëme.
Ndryshe nga kjo, arresti kardiak ndodh kur zemra e një personi ndalon së pompuari gjak.
Është shumë e mundshme që një sulm në zemër të nxitë arrest kardiak.
Çka është sulmi në tru?
Sulmi në tru ndodh kur furnizimi i gjakut në tru ndalohet.
Gjaku bart oksigjen deri në tru, dhe pa atë qelizat e trurit fillojnë të vdesin.
Kjo është arsyeja se përse shkaktohen dëmtime tjera në pjesët e trupit, për shembull probleme me të folur ose dobësimi i njërës anë të trupit.
Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike.
Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru.
Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre.
Problemet e ndryshe shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru.
Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.
Për këto arsye është e rëndësishme që njerëzit t’i njohin shenjat sepse sa më shpejt trajtohet personi, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar.
Cilat janë shenjat e sulmit në tru?
Nëse dyshoni në vete ose në një person afër jush se është duke vuajtur nga sulmi në tru, është jetike të veproni shpejt.
Këto janë simptomat nga të cilat duhet të keni kujdes:
– Dobësime në fytyrë – a mundet një person të buzëqesh?
– Dobësimi i krahëve – a mund që një person t’i ngreh duart dy krahët dhe t’i mbajë lart?
– Probleme me të folur – a mundet që një person të flas në rregull, dhe të kuptoni çka është duke thënë?
Koha për të telefonuar emergjencën
Nëse një person nuk mund të bëjë ndonjërën nga këtë teste, është e domosdoshme të thirrni ndihmën e shpejtë.
Simptoma të tjera të sulmit në tru përfshijnë:
– Dobësime të papritura ose mpirje të njërës pjesë të trupit
– Vështirësi në gjetjen e fjalëve
– Turbullime të papritura ose humbje të ekuilibrit
– Ngatërrime të menjëhershme ose marramendje
Cilët janë faktorët që shpien deri në rrezik?
Janë disa faktorë, siç janë mosha, gjenetika, historia familjare, raca dhe gjinia që janë të parapërcaktuara dhe janë jashtë kontrollit.
Sidoqoftë janë një numër i shprehive të jetesës që e rrisin rrezikun e vuajtjes nga sulmi në zemër ose në tru.
Ato përfshijnë:
– Pirja e duhanit
– Shtypja e lartë e gjakut
– Kolesteroli i lartë
– Mbipesha
– Diabeti
– Kequshqyerja
– Drogat dhe alkooli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur