Shtimi i peshës, kolesterina, sulmi në zemër: Pasojat e martesës së keqe i pëson vetëm njëra gjini!
Për disa lajm i mirë, ndërkaq për të tjerët i keq është sepse nuk i pësojnë të dy gjinitë njësoj pasojat e lidhjes apo martesës turbulente.
Meshkujt kalojnë më keq, sepse kanë rrezik më të madh nga sulmi në zemër nëse marrëdhënia u është jostabile.
Është interesante që femrat nuk preken fare nga ky rrezik, transmeton Telegrafi.
Martesa e keqe përkeqëson pasqyrën e gjakut
Hulumtuesit britanikë kanë konstatuar se si gjatë ngritjeve dhe rënieve në lidhje apo martesë dukshëm luhatet shtypja e gjakut te meshkujt, por jo edhe te femrat.
U ngrihet edhe kolesterina,edhe pesha trupore, gjë që është kombinim fatal i cili çon deri te sulmi i zemrës dhe sulmi në tru.
Shkencëtarët kanë studiuar 620 baballarë të martuar dhe kanë zbuluar se si gjendja e tyre shëndetësore drastikisht përmirësohet nëse në martesë u shkojnë punët mirë.
Nëse gjendja në marrëdhënie ka qenë e pandryshuar – qoftë e mirë apo e keqe – nuk ka pasur ndryshime në pasqyrën e tyre të gjakut.
Nga ana tjetër, fatkeqësia apo lumturia martesore nuk kanë pasur lidhje me shëndetin kardiovaskular te femrat. Besohet se ndodh kështu për shkak të faktit që meshkujt më shumë varen nga femrat sesa anasjelltas.
Ato kanë lidhje më të gjera shoqërore dhe mënyra më efikase me të cilat përballen me fatkeqësitë.
Nëse nuk janë raportet e mira, zgjidhja më e mirë është – divorci
Shkencëtarët kanë shkuar aq larg sa që këshillojnë meshkujt të cilët kanë martesë të keqe, as më shumë e as më pak, sesa divorc – për të mirën e tyre.
“Me supozimin e lidhshmërisë shkakore, këshillimi martesor për çiftet me marrëdhënie të këqija mund të ketë përparësi shtesë në pikëpamje të shëndetit fizik mbi mirëqenien psikike, edhe pse në disa raste ndërprerja e marrëdhënieve është opsioni më i mirë”, thuhet në konkluzionin e studimit.
Përgjithësisht, besohet që njerëzit e martuar më shumë kujdesen për veten në pikëpamje të peshës trupore dhe marrjes me rregull të ilaçeve, ndërkaq beqarët pinë alkool, duhan dhe hanë ushqim të pashëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?