LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Zappacosta kalon te Roma në huazim

Zyrtare: Zappacosta kalon te Roma në huazim

Anësori i Chelseat, Davide Zappacosta është bashkuar me Romën, si huazim për gjashtë muaj, me të drejt vazhdime edhe për gjashtë tjerë. 

Transferimi u kompletua pasi lojtari i kreu testet mjekësore në klinikën Villa Stuart.


“Zappacosta bashkohet me the Giallorossi nga klubi English anglez si huazim për gjasthë muaj, më të drejt vazhdimi deri në qershor 2020”, thuhet në njoftimin e klubit.

Chelsea në anën tjetër e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2022.

“Jam i lumtur që vijë të Roma, me një eksperiencë që do të më ndihmoj, si njeri dhe si lojtar”.

“Jam i ngazëllyer që do të luaj në një klub të madh dhe mezi pres t’i filloj stërvitjet me bashkëlojtarët”, deklaroi lojtari.

Zappacosta kishte kaluar nga Torino për 25 milionë euro te Chelsea në gusht të vitit 2017.

Zappacosta luajti 52 ndeshje me Chelsean, duke shënuar dy gola. Ai e ka zgjedhur fanellën me numrin 2. /Telegrafi/